Richard Grenell ka treguar se a do të ketë udhëtim pa viza për në SHBA 45 ditë pas marrëveshjes.
45 ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington, është thënë se të dy shtetet mund të udhëtojnë pa viza për në SHBA.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë ditës së djeshme tha se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin “Visa Waiver Program” për heqjen e vizave me Amerikën.
“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Ëaiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.
Por këtë gjë ambasadori, Richard Grenell e ka hedhur poshtë. Përmes një postimi në Tëitter, Grenell shkurt ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë.
Kosova dhe Serbia dje kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.