Gresa Behluli jep lajmin e madh pas martesës

11:36 | 21 Tetor 2019

Plani më i afërt i Gresa Behlulit është që të bëhet nën.

Një nga këngëtaret më të dashura të Kosovës, Shkurte Fejza, ishte e ftuara e radhës në “Shiko Kush Luan” së bashku me vajzën e saj, Gresa Behluli.

Ashtu siç pritej, zëri i saj do të duartrokitej shumë nga publiku, por një improvizim me kërkesë të moderatores Luana Vjollca, përcolli tjetër emocion.

Shkurtja i meritonte tërësisht pikët për skuadrën e saj, pasi performoi këngën për Adem Jasharin, transmeton Top Channel.

Në studion e emisionit, veç argëtimit përcillet shpesh fryma e patriotizmit duke treguar bindshëm që Kosova dhe Shqipëria janë një.

Një tjetër moment që na zbuloi një dëshirë të Shkurtes ishte përballja me vajzën e saj, Gresa Behluli, në një sfidë. Veç gjërave që pëlqejnë e nuk pëlqejnë, ato treguan se Gresa ka në planet e afërta një fëmijë dhe Shkurte mezi po pret të bëhet gjyshe.

Komento: