Griezmann befason me deklaratën e tij për penalltinë e humbur ndaj Shqipërisë

19:33 | 08 Shtator 2019

Griezmann ka bërë një deklaratë befasuese.

Antoine Griezmann premtoi se do të punonte për të përmirësuar ekzekutimin e penalltive, duke bërë shaka se mungesa e gruas së tij në stadium mund të ketë qenë shkak për huqjen ndaj Shqipërisë.

Franca fitoi ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 4-1, pasi Kingsley Coman shënoi dy herë krahas golave nga Olivier Giroud dhe Jonathan Ikone.
Sidoqoftë, Griezmann nuk ishte në gjendje të ishte në listën e golashënuesve kur ekzekutoi një penallti në fundin e pjesës së parë, pasi goditi traversën.

I pyetur për humbjen e penalltisë, sulmuesi i Barcelonës tha: “Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk e di”.

“Siç e thashë edhe më parë, ndoshta është sepse gruaja ime nuk e shikoi ndeshjen!”

“Unë isha në një dinamikë të mirë por nuk mund të shënojmë çdo herë. Shumë keq, do të duhet të punoj në të”, deklaroi ai.

Komento: