Grimerja e ka bërë Efin si “loçkë”, kaq shumë i shkon grimi i rëndë

00:00 | 28 Mars 2022

Ifigjenia Dhedhes, është njëra nga konkurrentet e Përputhen.

Që kur ajo u bë pjesë e atij emisioni të dashurisë, Efi ra në sy për bukurinë e saj, shkruan ORAinfo.

Ani pse ka dalë në takime me shumë djem, ajo ende nuk ka arritur të gjejë personin e zemrës.

Efi, në program gjithmonë është paraqitur shumë bukur dhe e veshur me shumë stil. Shumica nga publiku atë e kanë krahasuar me Elvana Gjatën dhe Bora Zemanin.

Bukuroshja zeshkane është shumë aktive në rrjetet sociale, e shpesh poston foto ku tregon pjesë nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto profesionale, ku në sy bie grimi I saj profesional./ORAinfo/

Komento: