Grizemann – Barcelona, ky është lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Grizemann – Barcelona, ky është lajmi i fundit

16:39 | 22 Maj 2020

Antoine Griezmann duket se nuk do të largohet nga Barcelona.

Antoine Griezmann vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, pas një sezoni jo shumë bindës me fanellën ‘Blaugrana’.

Emri i francezit është lakuar në fjali të njëjta me emrat e skuadrave si Neëcastle United, PSG dhe Chelsea.

Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona nuk do të shes kartonin e Antoine Griezmann, transmeton lajmi.

Sipas mediumit spanjoll, shitja e Griezmann nuk është as e negociueshme. Kështu, Barca duket se do t’i jap mundësi atij për të treguar veten me një sezon tjetër.

Francezi kaloi te Barca për 120 milionë euro, megjithatë, paraqitjet e tij ishin të zbehta. Ai është i vendosur që të fitojë besimin e trajnerit dhe tifozëve, dhe ëndërron trofeun e Ligës së Kampionëve me katalanët.

Komento: