Gruaja e politikanit ukrainas tentoi të ikë me 30 milionë euro në valixhe

10:29 | 21 Mars 2022

Me 28 milionë dollarë u kap gruaja e një politikani në Ukrainë.

Gruaja e ish-deputetit të Ukrainës Kotvytskyy ka dashur ta kalojë kufirin me një shumë të madhe të parave.

Ajo në valixhe kishte hiç më pak se 28 milionë dollarë (mbi 25 milionë euro) dhe mbi 1.3 milion euro, por u kap nga autoritetet e Hungarisë në kufirin Zakarpattya, raportojnë mediat në Ukrainë përcjell Klankosova.tv.

Gruaja e ish-deputetit tani po merret në pyetje për të mësuar se nga i kishte marrë ato para me të cilat kishte tentuar të ikte.

Komento: