Gruaja e vdekur në Drenas kishte shenja në trup, policia merr këtë vendim

09:12 | 13 Shtator 2022

Një grua në Drenas është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo pak kohë më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit të Policisë, të martën, viktima ka shenja dhune në trup.

“Viktima (f) kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

Komento: