Gruaja e vrarë në oborrin e QKUK-së kishte për të lindur nesër

21:10 | 30 Nëntor 2022

Familjarët e gruas së vrarë në QKUK: Kishte për të lindur nesër.

Gruaja 35 vjeç e vrarë në oborrin e QKUK-së ishte ndarë nga bashkëshorti i saj gjashtë muaj më parë, dhe e njëjta kishte qëndruar tek prindërit e saj.

Kështu kanë bërë të ditur për Kanal10 burime të afërta me viktimën.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, sipas burimeve viktima ishte shtrirë tri ditë më parë, derisa e njëjta të enjten e kësaj jave, kishte pasur të linde foshnjën e saj.

Për këtë krim është deklaruar edhe Policia e Kosovës e cila e ka cilësuar vrasje, krimin në oborrin e QKUK-së.

Komento: