Gruaja në Klinë e raporton të dashurin në Polici, dyshohet se e dhunoi

08:59 | 23 Qershor 2024
gruaja-ne-kline-e-raporton-te-dashurin-ne-polici,-dyshohet-se-e-dhunoi

Një grua ka raportuar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej mardhënje seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Komento: