Gruaja nga Kamenica dyshohet se u privua nga jeta nga burri, Qeveria ndan 20 mijë euro për fëmijët e saj

19:35 | 09 Shtator 2020

Qeveria ndan 20 mijë euro për fëmijët e gruas në Kamenicë, që dyshohet se u privua nga jeta nga burri i saj.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e familjes Mavroqani nga komuna e Kamenicës, të cilët kanë humbur nënën e tyre, vr’asje e cila dyshohet të jetë kryer nga babai i tyre.

Sipas njoftimit për media, ndërtimin e shtëpisë për këta fëmijë e ka rekomanduar Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës.

“Këta fëmijë në një ngjarje tragjike dhe krim’inale në shtëpinë e tyre humbën nënën nga akti kri’minal i vr’asjes nga babi i tyre dhe tani kanë mbetur pa prindër. Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës dhe shërbimet shëndetësore psikologjike kanë rekomanduar që fëmijët të mos kthehen në shtëpinë e tyre të vjetër ku ka ndodhur kr’imi i rëndë për arsye të efekteve psikologjike që mundë të shkaktohen në ndërtimin e personalitetit të tyre”, thuhet në njoftim.

Komento: