Guardiola e dëshiron yllin e Real Madrid

00:00 | 08 Janar 2020

Guardiola po synon ta ‘rrëmbejë’ yllin e Real Madridit.

Trajneri i Manchester City është duke menduar për zëvendësuesin e David Silva, i cili do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Guardiola duket se ka shënjestruar yllin e Real Madrid, Isco Alarcon, si zëvendësues potencial për Silva.

‘Eldesmarque’ shkruan se Guardiola ka kontaktuar Realin për një marrëveshje të mundshme për Isco.

Duhet theksuar se një marrëveshje e mundshme nuk do të zinte vend në janar, por në merkaton e verës, pas fundit të sezonit.

Mbetet të shihet nëse Manchester City dhe Real Madrid do të pajtohen për transferimin e Isco. Lojtari nuk po gjen hapësirat e tij te Real Madrid.

Komento: