Guardiola ia ka vënë syrin yllit të Bayern Munichut

18:31 | 02 Korrik 2020

Pep Guardiola duket se e ka shënjestruar yllin e skuadrës së Bayernit.

Mbrojtësi i majtë austriak mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen dhe mund t’i ribashkohet trajnerit spanjoll në Angli

David Alaba është njëri prej objektivave kryesorë të Manchester Cityt.

Mbrojtësi i majtë austriak nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon vitin tjetër.

Prandaj, përfaqësuesi austriak mund të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj vere, pasi Bayerni nuk dëshiron ta humbasë atë pa para në vitin 2021.

Dhe, futbollisti cilësor mund të përfundojë në Premierligë, ku e do trajneri Pep Guardiola.

Alaban po ashtu e pëlqejnë edhe klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Ai njëkohësisht mund të luajë edhe si mesfushor defanziv dhe do të mund t’i kryente shumë punë Guardiolës.

Komento: