Guardiola me deklaratë të papritur për Ancelottin

19:39 | 31 Dhjetor 2019

Me 1 janar Manchester City do të takohet me Evertonin në Premierligë.

Pep Guardiola i ka dhënë epitetin e gjeniut Carlo Ancelottit.

Carlo Ancelotti i ka sjellë dy fitore Evertonin, që pas marrjes së drejtimit të skuadrës.

“Everton është Everton, një nga skuadrat më të mëdha, më tradicionale, historike në Angli me cilësi të jashtëzakonshme në ekip”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.

“Ata kanë hasur në telashe këtë sezon, por kanë cilësi, një trajner të ri me përvojë të jashtëzakonshme”.

“Një trajner si Carlo Ancelotti me aftësinë e tij të jashtëzakonshme, një nga djemtë më të zgjuar”.

“Unë i njoh kualitetet e tij mirë. Ne kemi luajtur disa herë kundër njëri tjetrit. Ekipet e tij gjithmonë kanë
mposhtur skuadrat tona”.

Komento: