Guardiola me epitet të papritur për Ancelottin

22:55 | 31 Dhjetor 2019

Guardiola ka befasuar me deklaratën e fundit.

Pep Guardiola i ka dhënë epitetin e gjeniut Carlo Ancelottit, para se skuadra e tij më 1 janar të takohet me Evertonin në Premierligë.

Carlo Ancelotti i ka sjellë dy fitore Evertonin, që pas marrjes së drejtimit të skuadrës.

“Everton është Everton, një nga skuadrat më të mëdha, më tradicionale, historike në Angli me cilësi të jashtëzakonshme në ekip”, ka deklaruar Guardiola.

“Ata kanë hasur në telashe këtë sezon, por kanë cilësi, një trajner të ri me përvojë të jashtëzakonshme”.

“Një trajner si Carlo Ancelotti me aftësinë e tij të jashtëzakonshme, një nga djemtë më të zgjuar”.

“Unë i njoh kualitetet e tij mirë. Ne kemi luajtur disa herë kundër njëri tjetrit. Ekipet e tij gjithmonë kanë mposhtur skuadrat tona”.

Komento: