Guardiola operonet, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt

17:42 | 22 Gusht 2023

Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt.

Pep Guardiola i është nënshtruar sot një intervenimi kirurgjik.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Manchester City, i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për një operim të lehtë pas problemeve që i kishte me shpinën, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri spanjoll kohëve të fundit ankonte për dhimbjet në shpinë dhe udhëtoi drejt Barcelonës për t’u operuar nga doktor Mireia Illueca.

“Operimi shkoi me sukses dhe Pep do të shërohet dhe të rehabilitohet në Barcelonë. Në mungesë të tij, asistent-trajneri Juanma Lillo do t’i vëzhgojë trajnerët e ekipit të parë në stërvitje dhe do ta marrë në dorë ekipin derisa të rikthehet Pep. Ai pritet të rikthehet pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Të gjithë në Manchester City i urojnë Guardiolës shërim të shpejt dhe mezi presim ta shohim atë në Manchester sa më shpejt”, njofton kampioni anglez dhe evropian.

Komento: