Guardiola po e transferon ‘bishën’ sulmuese nga Bundesliga

21:38 | 29 Dhjetor 2021

Man City është duke e monitoruar yllin e Leverkusen, Schick.

Sipas Fichajes, Pep Guardiola është duke tentuar ta transferojë në Manchester City sulmuesin e Bayer Leverkusen, Patrik Schick.

City është pa qendërsulmues që kur Sergio Aguero është larguar dhe është në kërkim të një zëvendësuesi.

Schick është në listën e Pep Guardiolës për ta blerë në janar, nëse jo atëherë do të presë deri në verë.

Sido që të jetë, për ne verë ka edhe preferenca të tjera, siç është Erling Haaland.

Për Schick, janë duke u interesuar edhe Tottenham e West Ham, i cili ka shkëlqyer në Bundesliga këtë edicion, duke shënuar 16 gola deri më tani.

Komento: