Gucati e Haradinaj u arrestuan nga policia e Gjykatës Speciale

21:51 | 29 Shtator 2020

Gjykata Speciale arrestoi Gucatin e Haradinajn me policinë e saj.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë treguar bazën ligjore të kësaj Policie, juristët e komentojnë atë.

Forca të shumta të Policisë së EULEX-it, u shfaqën të premten në selinë e OVL-UÇK-së.

Shkak i aksionit të tyre, ishte një fletarrest i lëshuar për kryetarin e kësaj organizate nga Gjykata Speciale.

Pak orë më vonë u arrestua edhe nënkryetar i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Por, pos policëve të njësive speciale të Misionit Evropian në Kosovë, këtu pati edhe zyrtarë të tjerë.

Këta persona që e ndalën Nasim Haradinajna, po ashtu janë policë.

Por, funksionojnë në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës.

E veprimet e tyre nxitën debat të madh në Kosovë, se a kishin mandat ata të kryenin arrestime.

Për këtë çështje, T7 ka kërkuar sqarime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Christofer Bennett, nga ky organ, ka konfirmuar se në kuadër të tyre ekzistojnë edhe polica.

Në këtë përgjigje, Bennett ka sqaruar edhe funksionin që kryejnë këta zyrtarë.

Roli i këtij mekanizimi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e sqarojnë edhe juristët në Kosovë.

Taulant Hodaj, shpjegon edhe mënyrën se si punësohen këta zyrtarë policorë.

Hodaj në fund thotë që arrestimet e bëra, kanë bazë ligjore, pasi janë bërë me vendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, por që sipas tij, nuk ishte e nevojshme gjithë ai spektakël i krijuar nga ta.

Komento: