Haaland aty ku pak kush e priste

12:21 | 24 Dhjetor 2019

Juventusi po planifikon një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, Paratici dhe Nedved, kanë arritur “të djegin” konkurrencën e skuadrave të mëdha europiane si Manchester United, Borussia Dortmund dhe Leipzi për talentin 19-vjeçar të Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Djaloshi anglo-norvegjez, zbulim i këtij sezoni pasi ka shënuar 28 gola në vetëm 22 takime, do të jetë dhurata e parë e çmuar për Maurizzio Sarrin në janar.

Kampionët e Italisë, me një lëvizje të befasishme kanë lënë pas në bisedime konkurrentët e tjerë, falë edhe ndërmjetësimit të Mino Raiolas, i cili ka udhëtuar bashkë me Haaland drejt Gjermanisë për të dëgjuar ofertat e Dordmundit dhe Leizpigut. 19-vjeçari ka preferuar “Zonjën e Vjetër”, një skuadër të madhe që konkurron në nivelet më të larta si në Serinë A dhe në Champions.

Mësohet se Juventusi do të bëjë të tijin talentin e madh të Salzburgut për vetëm 30 milionë euro (plus bonuset), shuma e vendosur si klauzolë largimi në kontratën e sulmuesit me ekipin austriak.

Klubi më i titulluar në Itali me blerjen e Haaland kompleton një repart sulmues ëndrrash me CR7, Dybala dhe Higuain.

Komento: