Habit eksperti i IT: Audienca e Kiarës në rënie por ajo që po ndodh me Oltën…

13:21 | 16 Mars 2023

Big Brother VIP Albania është shndërruar në një nga formantet më të shikuara.

Jo vetëm produksioni, ata që po përfitojnë nga kjo janë banorët brenda, ku numrat në rrjetet sociale kanë fituar shifra të frikshme.

Teksa Luizi prej kohësh ka mbajtur fronin i personi më i klikuar dhe i ndjekur në rrjetet sociale, lëvizje ka patur dhe në audiencën e konkurrentëve të tjerë që kanë qenë aleatë apo kundërshtarë të tij në lojë.

Eksperti i IT-së Tomi Kallanxha, i ftuar në një intervistë televizive, deklaroi se gjatë marsit Kiara ka patur dhe vazhdon të ketë një rënie të audiencës, por e kundërta ka ndodhur me Oltën.

“Të gjithë individët që janë brenda, që shoqërojnë Luizin dhe bëhen faktorë me Luizin vjen një moment i caktuar që shkëputet Luizi dhe bie audienca. Si në rastin e Jorit që kur ishte me Luizin shkoi lart Jori dhe tani që nuk ka më kimi mes tyre është kthyer në rënie audienca e Jorit. Kiara është në rënie, popullariteti i Kiarës me situatat që ka bërë brenda. Olta ka filluar të fitojë audiencë, mund tja ketë kaluar këto 15 ditë mars Kiarës. Ermiona ka pasur një hipe të madh në një moment para se të dilte, ndoshta doli në momentin e gabuar.” -u shpreh Tomi Kallanxhi.

Komento: