Habit Sabiani, kërkon largimin e Kejsit nga Big Brother VIP Albania!

15:53 | 01 Mars 2023

Sabiani mesa duket po kërkon largimit e të bijës, Keisit, nga Big Brother, ajo ka vetëm pak javë që i është bashkuar formatit, dhe këngëtari nuk dëshiron që ajo të qëndrojë më aty ne ate shtepi.

Ai ka publikuar ditën e sotme një video me një efekt ku lexon “wanted” (Kërkohet) dhe nxjerr foton e të bijës. Krah saj ai shkruan “Ermiona, merre edhe gocën time me vete kur të dalësh”.

Sabiani nuk është dakord me vendimet e Keisit në format dhe këtë e ka treguar disa herë.

Ai madje e ka hequr edhe nga Instagrami dhe ka fshirë fotot me të kur ajo kishte deklaruar se do ti dilte kunder babait per Kristin.

Nga ana tjetër, Keisi nuk di asgjë mbi qëndrimin e të atit, por shprehet e bindur se ai po e mbështet dhe po vazhdon lidhjen me Kristin ku dy dite me pare edhe kishin puthjen e pare edhe pse ne kuader loje.

Komento: