Hajdar Beqa: Ligji për Byronë Shtetërore është mjet për fushatë, asgjë më shumë

08:08 | 13 September 2024
hajdar-beqa:-ligji-per-byrone-shteterore-eshte-mjet-per-fushate,-asgje-me-shume


Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai theksoi se ende nuk e ka parë draftin e këtij Ligji dhe shprehu dyshime nëse ka vazhduar me praktikat e mëparshme të shkeljes së Kushtetutës ose nëse ligji po përdoret thjesht për qëllime politike, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Ai e konsideron këtë nismë si të paefektshme, duke u bazuar në kufizimet teknike dhe procedurale të rregullores së Kuvendit.

Sipas tij, nëse vlerësojmë sesi ligjet kalojnë në Kuvend dhe me afatet e ngushta që kemi tani, është e pamundur që ky ligj të kalojë në këtë legjislaturë.

“Nuk e kam parë ende draftin e këtij ligji , nëse kanë vazhduar me avazin e vjetër për të shkelur Kushtetutën, apo për ta përdorur një ligj vetëm sa për fushatë siç e kanë përdorur para 4 viteve, atëherë kjo nuk kalon ,kjo nismë tash realisht edhe nuk ka vlerë sepse teknikisht dhe proceduralisht nëse e shikojmë rregulloren e kuvendit është e pamundur të kalojë në këtë legjislaturë”, tha Beqa.

Ai e kritikoi qeverinë aktuale për përdorimin e këtij ligji si një mjet fushate, duke argumentuar se nuk ka pasur interes të vërtetë për miratimin e ligjit dhe se ai është thjesht një tentativë për të manipuluar opinionin publik në prag të zgjedhjeve

“Nismat ligjore tani e tutje që iniciohen nga qeveria e Republikës së Kosovës për të ardhur në kuvend duke pasur parasysh që jemi në sesionin e fundit dhe janë shpallur zgjedhjet me 9 shkurt dhe diku në fund të tetorit shkojmë në pushim  të sesionit vjeshtor kjo nënkupton që nuk janë të interesuar që ta kenë këtë ligj, nuk kanë qenë të interesuar sepse kanë bërë kundërshtim me kushtetutën, vetëm është mjet për fushatë asgjë më shumë”, deklaroi Beqa.

Komento: