Hajdari: Raporti i KE-së vë në pah progresin e arritur në MINT

21:45 | 09 Nëntor 2023
hajdari:-raporti-i-ke-se-ve-ne-pah-progresin-e-arritur-ne-mint

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ndër shumë suksese të Qeverisë, vë në pah edhe progresin e arritur nga puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Republika e Kosovës, sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, për periudhën qershor 2022 – qershor 2023, ka bërë progres të dukshëm, në veçanti duke plotësuar kornizën legjislative në përputhje me direktivat e BE-së, të hartuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e po ashtu me rritjen e performancës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA-së për vitin 2022, duke e quajtur përmirësim të fuqishëm, si dhe në përmirësimin e dukshëm të mbikëqyrjes së tregut”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Komento: