
Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se atij i janë vjedhur stoli ari dhe orë dore.
Rasti nën hetime.
Njoftimi i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Veternik, Prishtinë 18.02.2024 – 18:00-20:41. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe orë dore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.