Hajnat në ‘aksion’, brenda një dite vjedhin tri vetura në Kosovë

11:45 | 15 Mars 2022

Brenda një dite vidhen tri vetura në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vjedhur tri vetura në Kosovë.

Në Obiliqi një qytetar ka njoftuar policinë se përmes kamerave e ka vërejtur se disa persona e kanë vjedhur një veturë me targa vetura. Pas këtij lajmërimi, policia e ka kontaktuar pronarin i cili nuk ka qenë në dijeni se i është vjedhur vetura.

“ Obiliq i Vjetër 14.03.2022-03:26. Një qytetar përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se disa të dyshuar kanë vjedhur një veturë me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë siguruar të dhënat e pronarit të veturës dhe kanë kontaktuar me pronarin e veturës i cili nuk kishte qenë në dijeni se iu është vjedhur vetura. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një veturë është vjedhur edhe në Mitrovicën e Jugut. Atje një person ka njoftuar se i është vjedhur vetura nga persona të panjohur.

“Mitrovicë Jugu 14.03.2022-07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga të dyshuar të pa njohur i është vjedhur vetura me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tutje në njoftim.

Edhe në Mitrovicën e Veriut është vjedhur një veturë me targa të huaja.

“Mitrovicë Veri, 14.03.2022-03:10. Raportohet se nga persona te panjohur është vjedhur vetura Audi A4 me targa te huaja. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Të tri këto raste po hetohen nga policia.

Komento: