Hakan Calhanoglu zbulon sekretin e sukseseve të fundit te skuadra e Milan

23:10 | 25 Shtator 2020

Calhanoglu zbulon sekretin për suksesin te Milan.

Hakan Calhanoglu ka zbuluar sekretin e sukseseve të fundit te skuadra e Milan.

Që nga fundi i sezonit të kaluar, Milan vazhdon të jetë në një ecuri pozitive, duke shënuar disa fitore.

Hakan Calhanoglu ka qenë në mesin e më të dalluarve në këto ndeshje. Ai ka treguar se cili është sekreti që e shtynë drejt suksesit.

“Sekreti im është familja ime, vajza ime, gruaja ime”, ka thënë Calhanoglu për ‘Milan TV’.

“Ata gjithmonë më mbështesin mua, janë fuqia ime dhe shihet në fushë”, shtoi lojtari.

Calhanoglu shënoi dy gola në fitoren e Milan në raundin e tretë të kualifikuesve për Ligën e Evropës.

Komento: