Haliti: Kurti mund t’ia ndryshojë emrin ‘Zajednicës’, e rëndësishme teksti i marrëveshjes

17:45 | 06 Nëntor 2023
haliti:-kurti-mund-t’ia-ndryshoje-emrin-‘zajednices’,-e-rendesishme-teksti-i-marreveshjes


Lidhur me zotimin e Kurtit se s’do të ketë ‘Zajednicë’, deputeti i PDK-së thotë se ai mund të ja ndryshoj emrin, por rëndësia mbetet tek teksti.

Xhavit Haliti për Front Online ka thënë se dëshira e Kurtit është mos miratimi i Asociacionit pa ndryshime të nënshkruar nga Thaçi e Mustafa.

Ai ka një kërkesë lidhur me integrimin evropian për kryeministrin.

“Kurti te ndryshoj emrin e Zajednicës nuk është problem a quhet ashtu a Asociacion ose e bëjmë edhe gjermanisht, anglisht emri nuk është me rëndësi, rëndësi ka teksti i marrëveshjes dhe pajtueshmëria mes dy palëve. Nuk ka diskutim për ato që janë firmos nga kryeministrat e Kosovës. Dëshira e Kurtit është me thënë që unë nuk e miratova Asociacionin të cilin e ka nënshkruar Thaçi e Mustafa por unë e ndërrova tekstin apo emrin, Kurti le të thotë çfarë të dojë por t’i hapët sa ma shpejt Kosovës rruga për integrime”, u shpreh Haliti.

Komento: