Haliti: Miratimi i draft-rezolutës për Kosovën nuk garanton heqjen e masave të BE-së

08:38 | 14 Prill 2025
haliti:-miratimi-i-draft-rezolutes-per-kosoven-nuk-garanton-heqjen-e-masave-te-be-se


Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-së, dhe ish-deputeti i PDK-së është deklaruar për “Front Online” pas miratimit të draft-rezolutës për Kosovën në lidhje me heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.

 

Haliti ka theksuar se, megjithëse kjo rezolutë mund të ndihmojë në rikthimin e Kosovës në mendjen e BE-së, ajo nuk ka fuqi ligjore dhe nuk është miratuar ende në Parlamentin Evropian.

 “Ndikon në rikthimin në menje Bashkimit Evropian, por rezoluta nuk është miratuar në Parlament por në Komision e këto nuk kanë diçka që e obligon dikë që ta zbatojë. Kjo mund të propozohet në Parlamentin e BE dhe mund të kaloj edhe aty”, deklaroi Haliti.

Ai ka shtuar se BE nuk ka deklaruar se Kosova është tërhequr nga veprimet që çuan në masat e vendosura, dhe për këtë arsye, heqja e tyre nuk mund të pritet në afat të shkurtër.

“Do të jetë një proces shumë i gjatë dhe varet nga krijimi i institucionet dhe funksionimi i tyre. BE nuk ka deklaruar deri tash që Kosova është tërhequr nga veprimet që kanë quar deri tek masat, nuk mund të presim që hiqen shpejt”, shprehet Haliti.

Komento: