
Tash e disa ditë Gjykata Speciale ka nisur disa bastisje e arrestime në Kosovë.
Cak i tyre kanë qenë edhe këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaci.
Lidhur me këto bastisje për Front Online ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti thotë se nuk i vjen mirë për këto zhvillime, por kërkesat e prokurorisë do të zbatohen.
Ai theksoi se nuk është kundër organeve të drejtësisë.
“Nuk më vjen mirë që po kontrollohen familjarët e këshilltarëve të Thaçit por kjo është kërkesë e prokurorisë të cilin e zbaton policia, nëse Gjykata Speciale është e Kosovës atëherë veprojnë sipas ligjeve nëse e kanë shkel mund të ankohen për shkeljen e të drejtave në privatësi. Nuk mund të dalë kundër organeve të drejtësisë se pushtetet janë të ndara”, deklaroi Haliti.