
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk pret diçka nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të partisë së tij, Memli Krasniqi, por që mund të ketë përafrime.
Ai për FrontOnline, thotë se takime të tilla duhet të jenë më të shpeshta dhe se janë normale, pasi mund të ketë informacione nga dora e parë
‘’Unë mendoj që takimet në mes kryetarëve të partive duhet të jenë krejtësisht normale dhe do të duhej të takoheshin më shpesh, sepse ka çështje në interes të vendit për të diskutuar dhe për të pasur informim të dorës së parë’’ thekson Haliti.
Ai thotë se PDK tashmë ka një datë të zgjedhjeve që e ka thënë në publik tash e sa kohë dhe ajo datë është 9 qershori.
‘’Sa i zgjedhjeve, PDK ka qëndrim që sa kohë dhe kemi caktuar datën 9 qershor’’ potencon ai.
Haliti shton se meqë takimi i thirrur nga kryeministri Kurti është refuzuar nga LDK dhe AAK, nuk mund të konsiderohet si takim me kryetarëve të partive opozitare dhe kryeministrit Kurti.
‘’Takimi i sotëm në kushtet kur është refuzuar nga LDK dhe AAK, nuk do të konsiderohet si takim mes kryetarëve të partive, por edhe mënyra se si është ftuar takimi, nuk është drejtë nga kryeministri, prandaj nuk pres se do të realizohet diçka konkrete, por mund të ketë përafrime’’ deklaron Haliti.
Ai thekson se mënyra se si funksionon Kurti, është jo serioze.
‘’Realiteti dhe mënyra se si funksionon Kurti dhe raporti i tij me opozitën kanë qenë jo serioze.’’, përfundon Haliti për FrontOnline.