Hamidi-Çekut: Ministër a të ka ardhur fatura e rrymës dhe sa?

22:15 | 26 Dhjetor 2023
hamidi-cekut:-minister-a-te-ka-ardhur-fatura-e-rrymes-dhe-sa?

Në emisionin Contex është duke u diskutuar lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë, gazetari Lavdim Hamidi në përballje me ministrin Hajrullah Çeku, kërkon nga ai të tregoj nëse i ka ardhur fatura e rrymës për këtë muaj.

“E kisha pyet ministrin, a te ka ardh fatura e rrymës edhe sa” ka pyetur Hamidi duke shtuar se ka shumë qytetar që po ankohen se fatura e muajit dhjetor janë dyfishuar.

Ndryshe, qytetare të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për faturat e muajit dhjetor 2023 – duke dyshuar se ato janë të fryra.

Lidhur me këtë, KEDS dhe KESCO kanë dalëme një reagim, duke thënë se po politizohen operimet e tyre.

Në reagimin e tyre thuhet se së fundi “KEDS dhe KESCO edhe një herë janë gjetur në qendër të grindjeve të vazhdueshme politike për përfitime politike ndërmjet partive politike rivale”.

“Është dëshpëruese të politizohen operimet tona për përfitime politike. Ne besojmë fuqishëm se publiku dhe partitë politike duhet të respektojnë autonominë e fushëveprimit të kompanive private, të parashikuara në kushtetutën tonë. Akuzat e pabaza dhe sulmet politike jo vetëm që keqinterpretojnë rolin tonë, porse edhe minojnë mjedisin e biznesit në Kosovë”, thuhet në reagim./FrontOnline

Komento: