Hamza në 24 vjetorin e themelimit: PDK është parti e shtetformimit dhe krijimit të institucioneve

14:59 | 10 Tetor 2023
hamza-ne-24-vjetorin-e-themelimit:-pdk-eshte-parti-e-shtetformimit-dhe-krijimit-te-institucioneve

Kryetari i Mitrovicës dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Bedri Hamza, ka lartësuar partinë e tij në përvjetorin e 24-të të themelimit, duke thënë se PDK është shtetformimit, shtetndërtimit dhe krijimit të institucioneve.

Postimi i Bedri Hamza:

24 vite PDK! Parti e dalur nga lufta, parti e shtetformimit, shtetndërtimit, krijimit të institucioneve!
Parti e projekteve të mëdha, parti e rrugëve të ndërtuara, e shkollave të reja, e shëndetësisë, e rritjes së pagave për të gjitha katergoritë, parti për shtetin!
Gëzuar atyre më meritorëve që edhe sot janë duke e zhvilluar betejën e fundit të luftës për liri, Hashimit dhe Kadriut, e që presim shpejt të jenë në mesin tonë! Gëzuar për aktivistët besnikë të partisë, atyre që nuk lodhen asnjëherë! Gëzuar për të gjithë PDK-në!

Komento: