Hamza viziton minatorët e lënduar: Komuna është e gatshme për ndihmë

21:08 | 17 Janar 2024
hamza-viziton-minatoret-e-lenduar:-komuna-eshte-e-gatshme-per-ndihme

Sot 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shkuar për vizitë tek të lënduarit në spital.

Hamza tha se minatorët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, kryetari Hamza tha se institucionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë.

Reagimi i plotë i Hamzës:

Të dashur qytetarë,

Me shumë shqetësim pranova lajmin për lëndimin e 12 minatorëve në Minierën e Trepçës.

Sot vizitova minatorët e lënduar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Ne do të jemi afër tyre dhe instuticionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë!

Uroj shërim të shpejtë!

Komento: