Hapja e kanalit televiziv nga VV, këshilltari i Hotit: Kështu goditet n’ije demokracia

21:14 | 06 Gusht 2020

Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas hapjes së kanalit televiziv nga Vetëvendosje, të cilin e kanë quajtur “TVV”.

Sipas Berishës, formimi i televizionit nga VV do të thotë që t’i besohet vetëm të vërtetave të tyre.

Tutje ai ka thënë se me hapjen e TV’së, goditet demokracia.

Reagimi i tij:

Unitarizmi!

Me formue nje TV tanden partiake dmth m’i besue vetem te vertetes tande. Me ngjyrose politiken me ngjyren tande. Me “pastrue” njeriun nga ide te dyshimta qe mundet me sjelle kundershtari.

Keshtu goditet n’ije demokracia e synohen shumicat absolute e te disiplinume, qe sherbejne.

Komento: