Haradinaj: Danimarka gjithmonë ka qenë mbështetëse e Kosovës në rrugën euroatlantike

14:16 | 07 Dhjetor 2023
haradinaj:-danimarka-gjithmone-ka-qene-mbeshtetese-e-kosoves-ne-rrugen-euroatlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

Haradinaj ka thënë se Danimarka ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset.

“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol kontstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka konfirmuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve.

“Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, z. Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës”.

“I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, ka përfunduar Haradinaj./Front Online

Komento: