Haradinaj: Dosjen e draftit për Asociacionin e kemi pas edhe unë edhe Besnik Tahiri

13:13 | 09 Nëntor 2023
haradinaj:-dosjen-e-draftit-per-asociacionin-e-kemi-pas-edhe-une-edhe-besnik-tahiri

Gjatë ditës së Hëne, emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak takoi liderët e opozitës.

Pas takimit kreu i PDK-së tha se draft-statusi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk iu është prezantuar nga ana e Lajçakut.

Mirëpo kështu nuk u shpreh edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai sot për Lajmin ka thënë se e ka parë draftin madje edhe ka marrë shënime.

‘’Unë dhe Kolegu im Besnik Tahiri, e kemi parë draftin, të dy e kemi pasur nga një kopje të cilën e kemi lexuar dhe pastaj kemi marrë shënime’’, tha Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni ka thënë se Lutfi Haziri i ka informuar për përmbatjen e takimit me Lajçakun.

Çuni më tutje ka thënë se Qeveria duhet të jetë transparente karshi dialogut.

Komento: