
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati i kësaj partie pë kryeministër, Ardian Gjini, nuk kanë mundur të përmbahen emocionalisht ndërsa morën pjesë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Haradinaj dhe Gjini u panë me lot në sy, në një video të publikuar nga Indeksonline.
Haradinaj shkroi në Facebook se “fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut.
Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë”.
“Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, shkroi ai.
VIDEO: https://www.facebook.com/share/r/1CjiScEMs2/