Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës

20:08 | 27 Janar 2025
haradinaj-gervalles:-kur-ishim-te-pushtuar-ramushi-quhej-“gjeneral-i-veteshpallur”-nga-lajmet-e-beogradit,-sot-kush-ia-shkruan-lajmet-gervalles

Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Donika Gërvallës, pasi kjo e fundit në një tubim elektoral në Deçan, të dielën e ka cilësuar Ramush Haradinaj si “gjeneral i vetëshpallur”.

Për këtë gjuhë të Gërvallës ka pasur reagime të shumta.

E Daut Haradinaj për Klan Kosovën, ka thënë se këtë e lë në ndërgjegjen e Gërvallës.

Por, ai ka shtuar se kur Haradianj është quajtur “i ashtuquajtur gjeneral”, në kohën e Millosheviqit është kuptuar se lajmet i janë shkruar në Beograd, e Haradinaj pyet kush ia shkruan lajmet Gërvallës sot?

Ai ka shtuar se e ka udhëhequr një luftë një brigadë me mërin e Jusuf Gërvallës, duke thënë se kanë dashur ta lartësojnë figurën e tij.

Tutje, ai ka shtuar se Gërvalla me nënshkrimin e saj ia ka dhënë tokën e Deçanit manastirit.

Komento: