Haradinaj i përgjigjet Thaçit për taksën: Amerika flet vetë, t’i nuk je zëdhënës i saj

10:29 | 14 Shkurt 2019

Janë shpeshtuar takimet mes krerëve të shtetit të cilët po tentojnë të gjejnë një zgjidhje rreth kërkesës së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për heqjen e taksës.

Debati politik ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës rreth çështjes së taksës doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta larguar atë, nuk ka të ndalur.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e nisi ditën me një takim me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë, ka komentuar shkurt deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës, i cili gjithashtu po kërkon heqjen e kësaj takse.

“As presidenti, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata e dinë vetë çka kërkojmë”, tha Haradinaj të enjten.

Komento: