Haradinaj ia uron ditëlindjen Kadaresë: Paç jetën e gjatë

10:49 | 28 Janar 2024
haradinaj-ia-uron-ditelindjen-kadarese:-pac-jeten-e-gjate

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.

Ai përmes një urimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë  Kadaresë.

“I dashur Ismail Kadare,Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.

Paç jetën e gjatë!”, ka uruar Haradinaj.

Komento: