Haradinaj kërkon nga diaspora që të përkrahet Fondi i Sigurisë

19:25 | 20 Mars 2022

Fondi i Sigurisë së Kosovës po kërkohet që të ndihmohet.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me deputeten Time Kadrijaj kanë shkuar në Francë dhe Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.

Haradinaj u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të ndihmojnë në Fondin e Sigurisë së Kosovës.

“Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.

I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka falënderuar qytetarët për të kontributin në të gjitha kohërat për vendin.

“Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.

I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore. Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare”, shtoi ai.

Komento: