Haradinaj kujton të rënët e 10 gushtit: Nder që ju kisha krah gjatë luftimeve kundër armikut

09:18 | 10 Gusht 2024
haradinaj-kujton-te-renet-e-10-gushtit:-nder-qe-ju-kisha-krah-gjate-luftimeve-kunder-armikut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula të rënë më 10 gusht të vitit 1998.

“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: