Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

13:03 | 25 Prill 2024
haradinaj:-kurti-i-ndihmoi-aleatet-e-vuciqit-dhe-rusise-duke-i-percare-shqiptaret-ne-maqedonine-e-veriut

Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale.

Haradinaj tha se në këtë proces zgjedhor Kurti mbështeti dhe ndihmoi aleatët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe shtetin e Rusisë.

“Unë e shtroj një pyetje prej kah ideja ose kush ia ka dhënë detyrën Kurtit të shkojë e t’i ndihmojë aleatët e Vuçiqit dhe aleatët e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, për t’i përçarë shqiptarët”.

“Kjo është një pyetje që tregon ato që kam thënë në të kaluarën se njëherë është gabim, dy herë është gabim ndërsa e treta herë është zgjidhja”.

“Kurti e ka zgjedh këtë detyrë të veten të shkojë t’i ndihmojë aleatët e rusëve dhe t’i pengojë shqiptarët në proceset e fuqizimit të tyre të mëtejshëm me përçarje”, tha Haradinaj për RTV21.

Komento: