Haradinaj: Kurti nuk i ndalë dhuratat për Serbinë, pas tokave të Manastirit priteni Zajednicën

13:33 | 24 Prill 2024
haradinaj:-kurti-nuk-i-ndale-dhuratat-per-serbine,-pas-tokave-te-manastirit-priteni-zajednicen

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, “dhurata e dytë” për Serbinë, sipas Haradinajt, do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook.

“Pas tokave të Manastirit që ia dhuroi gratis, priteni dhuratën e dytë të Kurtit për Serbinë, Zajednicën. Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!”, është shprehur Daut Haradinaj.

Komento: