Ish-kryeministri tha se Kurti ka pasur një javë kohë që draftin e propozuar nga ‘Pesëshja e Madhe’ ta ndajë me partitë e parlamentare, para se atë ta pranojë në Bruksel.
“Unë mendoj se Kurti ka gabu shumë që e ka pranu këtë dokument pa u takuar me ne përpara, pa na jep të paktën…atij kur ia kanë dhënë dokumentin përfaqësuesit ndërkombëtarë ia kanë dhënë një javë përpara, ai në atë javë, ose dhjetë ditë përpara, është dashtë me na ftu, me thanë po du në emër të Kosovës me e pranu këtë dokument”, tha Haradinaj.
Ai i sfidoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të tregojnë se kush nga ta e ka lexuar draft-statutin e Asociacionit, derisa tha se sjellja e Kurtit në dialog po i shkon në favor Serbisë.
“Unë dyshoj në agjendat e fshehura të tij (Kurtit), ai po ia fshehë edhe Vetëvendosjes se çka ka pranu, jo mu për shembull, unë po i pyes sot deputetët e Vetëvendosjes kush prej tyre e ka lexuar krejt dokumentin, të cilin kryeministri ynë i Kosovës në këtë rast, edhe pse unë kam votuar kundër tij, e ka pranuar në emër të Kosovës, përpos që e ka pranu po e kërkon edhe nënshkrimin e çetnikut andej”, tha Haradinaj.