Haradinaj mirëpret ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

21:37 | 30 Korrik 2020

Haradinaj thotë se ndryshimi i ligjit mbi ndarjet buxhetore i hap rrugë riparimit të dëmeve në ekonomi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka mirëpritur ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se që nga dita e parë e miratimit të buxhetit ka shprehur rezervë, duke shtuar se miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore. E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes”, ka shkruar ai.

Komento: