Haradinaj nga Gjermania jep lajmin e madh për vizat

14:28 | 30 Prill 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se në Berlin e morën “Po”-në e Gjermanisë për vizat.

Haradinaj, ka thënë se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka falendëruar kancelaren Merkel, për besimin dhe përkrahjen.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Danke Deutschland!

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

Komento: