Haradinaj pas takimit me Hovenierit: AAK mbështet marrëveshjen, në të është njohja ndërkombëtare e Kosovës

21:12 | 14 Mars 2023

Haradinaj-Hovenierit: AAK mbështet marrëveshjen, në të është njohja ndërkombëtare e Kosovës.

“Kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës”, kështu u shpreh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj ia paraqiti qëndrimin mbështetës të AAK-së për Plan-Propozimin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përveç atë që Haradinaj beson se kjo marrëveshje i sjell njohje ndërkombëtare Kosovës ndonëse një gjë e tillë nuk është garantuar nga askush, ai beson edhe se marrëveshja sjellë “rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.

Komento: