Haradinaj për librin e Sejdiut: Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’u shërbejë brezave të ardhshëm

14:33 | 14 Shkurt 2024
haradinaj-per-librin-e-sejdiut:-dokumentimi-i-ketyre-ngjarjeve-historike-do-t’u-sherbeje-brezave-te-ardhshem

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri me autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shprhet se ky libër trajton angazhimin e presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.

“Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijesimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, përfundoi Haradinaj./Front Online

 

Komento: