Haradinaj për marrëveshjen e Washingtonit: Kosova fitoi, shqetësimi për Ujmanin mbetet

21:24 | 22 Shtator 2020

Haradinaj ka thënë se Kosova fitoi me marrëveshjen e Washingtonit, shqetësimi për Ujmanin mbetet.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes së re për nxitje të investimeve Kosovë-SHBA me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është një situatë e re dhe jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, thotë Haradinaj.

“Me këtë, Kosova e ka ndërruar statusin e vetë në fushën e investimeve. Pra është një ndryshim i jashtëzakonshëm”, tha Haradinaj.

“Kjo është një arritje e madhe e Kosovës”, tha Haradinaj.

I pari i AAK’së ripërsëriti shqetësimin për Ujmanin.

“Kuptohet ne e kemi vetëm një shqetësim, në këtë rast, mbetet shqetësimi. Shqetësimi ynë mbetet cështja e fizibilitetit për Ujmanin edhe mundësia që në kuadër të këtij studimi të fisibilitetit që t’i jepet ndonjë e drejtë Serbisë që bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe sovranitetin tone”, tha ai.

“Është një fitore e madhe për Kosovën. Populli i Kosovës është fitues. Por është i natyrshëm shqetësimi sepse Kosova nuk negocioi me Amerikën por me Serbinë?” tha Haradinaj.

Komento: