
Është arritur marrëveshja në Uashington në mes të Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së.
Lideri i Aleancës për Ardhëmirë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë.
Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.
“I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.”, shkruan ai.
Haradinaj tutje thotë se besimi në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
“Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, përfundon Haradinaj.
Postimi i plotë:
E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! RH